Shekerinska: Populli i Maqedonisë ndjehet i tradhëtuar, nuk mund të jetojmë në këste
Shkup, 30 mars – Ish ministrja e drejtësisë, Radmilla Shekerinska sot në Utrinski Brifing ka folur lidhur me proceset euro integruese ndërsa shprehet se maqedonasit me të drejtë ndjehen të tradhëtuar, transmeton Zhurnal.
“Ne reforma bëmë para se gjithash për qytetarët tanë, por këto reforma të suksesshme duheshte të na hapin derën e BE-së. Kjo nuk ndodhi. BE ka tradhëtuar pritshmëritë. Politika është e lidhur edhe me emocione, por nuk duhet të jemi viktimë e emocioneve tona”, thotë Shekerinska.
Rekonfigurimi i perspektivave të shtetit ndoshta do të ishte e pritshme në gjendje kur qytetarët janë të dëshpëruar nëse nuk ndodhë hapje e negociatave në qershor.
“Mendoj se duhet ta pasurojmë agjendën evropiane. Nëse nuk kemi paralajmërim për hyrje në BE, duhet të kemi plan të lëvizim në këtë drejtim. Duhet të hapim çështjen për përdorimin e parave evropiane. Zgjerimi në përgjithësi është ngadalësuar, edhe pse në rastin tonë faj direkt ka edhe vetoja e Bullgarisë. Njerëzit në Evropë po bëhen më të mbyllur. Gjithsesi, agjendat si qeverisje e së drejtës dhe gjëra tjera të rëndësishme për jetën e qytetarëve duhet të zbatohen. Por, nuk duhet të jetojmë në këste gjashtë mujore dhe të presim çudira”, thotë Shekerinska./Zhurnal.mk

