Shehtanski: Në 2001 Maqedonia duhej të ndahet, sot do kishim shtet kombëtar

Shkup, 30 Prill – Lideri i partisë TMRO, Vanço Shehtanski, shpreh keqardhjen që Maqedonia nuk u nda në vitin 2001.

Shehtanski mendon se ndarja e Maqedonisë dhe shkëmbimi i popullsisë u shkonte për shtat maqedonasve, por tani ishte tepër vonë për një gjë të tillë.

“Shkëmbimi i territoreve dhe i popullsisë, nëse do të bëhej në vitin 2001, sot do të çonte në një shtet kombëtar maqedonas me të gjitha tiparet maqedonase. Sado e papranueshme të dukej në atë kohë, nga këndvështrimi i sotëm pas dy dekadash katastrofa demografike dhe sociale, një shtet dygjuhësh, një emër i ndryshuar, një identitet i fshirë”, shprehet ai.