Shaqiri: Shumë e rëndësishme që nesër të filloj mësimi dhe të gjendet mënyrë për të plotësuar programin mësimor

Shkup, 26 prill– Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot deklaroi se pret që vendimi nga Sindikata e pavarur e punësuarve në Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) nesër të fillohet me mësim në arsimin fillor dhe të mesëm dhe se duhet të shqyrtohet mënyrë për plotësimin shtesë të programit mësimor të planifikuar.

“Do të shqyrtojmë çfarëdo lloj mënyre për menaxhimin e situatave së bashku me Byronë për zhvillimin e arsimit dhe të kuadrit mësimor. Por, për mua është shumë e rëndësishme që nesër të fillojë mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme”, theksoi Shaqiri.

Shaqiri njëkohësisht shtoi se me marrëveshjen e planifikuar kolektive do të ketë pagës të K-15 dhe do të shqyrtohen mundësit për kompensim të shpenzimeve rrugore të të gjithë atyre që udhëtojnë nga zonat më të largëta.

Këshilli i SASHK, pasdite duhet të sjell vendim përfundimtar nëse do të pranojë marrëveshjen e arritur në kryesinë e SASHK-ut me Qeverinë për rritjen e pagave për 12 për qind, që do të ndërkrente grevën në shkolla dhe kopshte. /Zhurnal.mk