Shaqiri: MASH dhe UNDP-ja me strategji për zhvillimin e qendrave rajonale të arsimit

Shkup, 20 prill – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNDP-ja krijuan dokument strategjik me udhëzime konkrete se si të zhvillohen më tej Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim, të cilat duhet të jenë institucionet arsimore udhëheqëse për aftësimin profesional të qytetarëve, sikurse për të rinjtë poashtu edhe për më të moshuarit në sferatë ndryshme ku do të rrisin punësueshmërinë e tyre dhe do të ulin papunësinë si prioritet dhe kusht kyç për ecurinë e çdo ekonomie.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për shtyp me Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, ku u prezantua Koncepti zhvillimor për qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim, i cili duhet të ndihmojë në avancimin e punës së tyre dhe kështu edhe në modernizimin e sistemit të arsimit profesionalnë vend.

“Kohët e fundit në vend funksionojnë tre qendra rajonale për arsim profesional dhe trajnim , të cilat janë themeluar me transformimin e shkollave të mesme profesionale: „Mosha Pijade “në Tetovë”, „Vanço Pitosheski”në Ohër dhe „Kiro Burnaz “në Kumanovë.Mirëpo, paralelisht me themelimin e këtyre institucioneve arsimore, u punua edhe për një koncept, gjegjësisht një udhërrëfyes për ndërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të tyre, dhe kështu krijuam këtë dokument që parashikon gjithçka që përmes një qasjeje të koordinuar të disa institucioneve dhe palëve të interesuara do të të bëhet që të kemi institucione arsimore bashkëkohore, efikase dhe efektive për arsimin profesional dhe trajnim të cilët do të arrijnë qëllimin për të cilin edhe ekzistojnë”, theksoi Shaqiri.

Ministri njoftoi se iniciativa është e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por pa mbështetjen e UNDP-së, BE-së dhe disa partnerëve të tjerë nuk do të realizohej.

Ai tha se qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim ofrojnë tetë kualifikime të ndryshme dhe janë pjesë përbërëse e Konkursit të ri për regjistrim në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2022-2023 që tashmë është shpallur. Përveç nxënësve të shkollave të mesme, qendrat ofrojnë mundësi edhe për të moshuarit për trajnim shtesë dhe rikualifikim për të gjetur vendin e tyre në tregun e punës.

“Dëshirojmë që qendrat rajonale të arsimit profesional dhe trajnim të marrin rol të ri, gjegjësisht të ofrojnë kompetenca sipërmarrëse dhe kompetenca të tjera kyçe për mësimin gjatë gjithë jetës. Ata duhet të rriten në liderë për gjithëpërfshirje, inovacion dhe relevancë në përputhje me kërkesën në tregun e punës”, shtoi ministri Shaqiri.

Përvoja e deritanishme në vendosjen e kësaj reforme të rëndësishme, siç theksoi ministri, do të jetë bazë për punën e Ligjit të ri për Arsimin Profesional dhe Trajnim, i cili ofron mbështetje për arsimin dual dhe Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim.

Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorjan, theksoi se Qendrat Rajonale përArsim Profesional dhe Trajnim janë të parapara në Strategjinë e Arsimit 2018-2025 si angazhim strategjik i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Pritet që ngritja e këtyre Qendrave Rajonale të Arsimit Profesional dhe Trajnimit të përmirësojë efikasitetin e reformave të arsimit dhe formimit profesional përmes centralizimit të investimeve, por edhe duke promovuar VET inovacionet bazuar në praktikat e mira ndërkombëtare”, përfundoi Grigorjan.