Shaqir Totaj: Qeveria “Kurti 3” nuk mund të formohet, nuk i ka numrat
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka deklaruar për Syri TV se Qeveria “Kurti 3” nuk mund të formohet, pasi sipas tij, Albin Kurti nuk i ka numrat e nevojshëm në Kuvend për ta krijuar kabinetin e ri.
Totaj ka theksuar se në këto rrethana, Kurti nuk duhet të marrë mandatin e tretë për kryeministër, duke shtuar se vendi ka nevojë për një qeveri të re me legjitimitet të plotë politik.
Seanca për formimin e qeverisë së re është parashikuar të mbahet të dielën në Kuvendin e Kosovës.

