Sevilla zyrtarizon transferimin e Iscos

Tashmë edhe zyrtarisht, Isco është lojtari më i ri i Sevillas.

Mesfushori kaloi në ‘Sanchez Pizjuan’ si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.

Gjatë ditës së sotme ekipi andaluzian njoftoi se spanjolli kishte kryer me sukses testet mjekësore.

Ndërsa, para pak çastesh e zyrtarizuan atë si lojtarin më të ri të tyre.

Isco do të luajë për Sevillan deri në qershor të vitit 2024.