Sesion për shkëmbimin e pervojave të KB-së me profesionistë të rinj për mjedisin jetësor në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 31 maj – Programi për mjedis jetësor i Kombeve të Bashkuara (UNEP) sot organizon sesion për shkëmbimin e përvojave të KB-së me profesionistë të rinj për mjedisin jetësor në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin rajonal të të rinjve, i cili do të mbahet në “Netavil” në Shkup, nga ora 16:30 deri në orën 17:30.

Në sesionin fjalime hyrëse do të mbajnë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, Përfaqësuesja e Përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut Rosana Duxhijak, zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së dhe drejtoresha ekzekutive e UNEP Inger Andersen, si dhe Vladimir Gjorjijevski nga Zyra rajonale për bashkëpunim rinor (RYCO), një filial në vend.

Shtesë, para të rinjve do të drejtohet edhe Karlos Baragan, udhëheqës për burime njerëzore i UNEP i cili do të flasë për mundësitë për punësim të profesionistëve të rinj.

“Takimi është organizuar me mbështetje të Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor  (RYCO), një degë lokale e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe është një mundësi për të ndarë mundësitë që RYCO ofron për të rinjtë për bashkëpunim rajonal, zhvillim personal dhe profesional”, thonë nga UNEP.