Sesion informativ onlajn për Thirrjen për aplikime për grante për iniciativa inovative

Shkup, 14 shtator – Projekti “Përkrahja e Reformës Zgjedhore” sot do të mbajë seancë informative onlajn në lidhje me Thirrjen për aplikime për grante për iniciativa inovative.

Qëllimi i sesionit informativ është njohja e aplikantëve të mundshëm me dokumentacionin e nevojshëm dhe procedurën e aplikimit për Thirrje.

Shuma totale e disponueshme për këtë thirrje është 6.600.000 denarë, ndërsa kërkesa për grant duhet të jetë maksimumi 300.000 denarë. Aplikacionet mund të dorëzohen nga organizatat civile (shoqatat qytetare dhe fondacionet) të regjistruara sipas Ligjit për shoqata dhe fondacione. Afati i fundit është 30 shtatori deri në orën 16:00.

Nismat novatore të propozuara duhet të identifikojnë një problem në komunitet për çdo zgjidhje të premtuar ose zgjidhje për çdo arritje të premtuar (në programin zgjedhor) nga pushteti vendor dhe/ose të përfshihet në programin aktual të qeverisjes vendore, dhe të mobilizojnë komunitetin për tua rikujtuar autoriteteve lokale premtimet e tyre.

Aplikanti duhet të zgjedhë një zonë/temë që është premtuar gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2021, të kontrollojë nëse zona/tema është përfshirë në planin e punës dhe buxhetin e NJVL-së për vitin 2022 dhe të organizojë aktivitetet rreth asaj teme. Kohëzgjatja e iniciativave të inovacionit duhet të jetë nga katër deri në gjashtë muaj.