Senatorët amerikanë kërkojnë që Biden të “qëndrojë i fokusuar në Ballkan”

Shkup, 19 mars – Senatorët amerikanë i kanë bërë thirrje presidentit Joe Biden të mbajë fokusin e tij në Ballkan, ku “Rusia ka luajtur prej kohësh një rol destabilizues në anëtarësimin në NATO”.

Kështu thuhet në letrën e një grupi senatorë – vëzhgues në Senatin e NATO-s dërguar Bidenit para udhëtimit të tij në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s të javës së ardhshme në kryeqytetin belg, përcjell INA.

“Ballkani është një zonë e cenueshme në Evropë dhe megjithëse Ukraina ka nevojë për vëmendje urgjente, ne nuk mund të humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO ka luajtur prej kohësh një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes. Ne i bëjmë thirrje NATO-s të rrisë përfshirjen e saj në rajon dhe të marrë parasysh masat urgjente në rast se Rusia vë veton ndaj rifillimit të misionit të BE në BiH në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më vonë këtë vit,” shkruajtën senatorët.

Senatorët po i kërkojnë Bidenit të shtojë vizita shtesë në vendet e tjera të NATO-s të Evropës Lindore për të treguar mbështetje për rajonin. Rekomandohet një vizitë në një “vend baltik ose Rumani”, i cili mbështet vlerat kolektive demokratike dhe interesat reciproke të sigurisë.