Selakoviq: Serbia është në favor të forcimit të politikës së fqinjësisë së mirë
Beograd, 2 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili e udhëhoqi delegacionin serb në festën e Ilindenit në manastirin Prohor Pçinski, tha sot se Serbia është për forcimin e politikës së fqinjësisë së mirë.
“Këtë e dëshmon politika e Serbisë, e cila është e vendosur të forcojë politikën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin dhe jetën e përbashkët me fqinjët. Kështu, meqë është në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur, të cilën presidenti Vuçiq e inicioi me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ne po përpiqemi të tregojmë se si fryma e tolerancës dhe miqësisë është diçka që gjithmonë do ta kapërcejë frymën e intolerancës dhe armiqësitë”, tha Selakoviç për RTS.
Delegacioni shtetëror-kishtar i kryesuar nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe delegacioni serb i kryesuar nga ministri Nikolla Selakoviq sot në manastirin “Shën. Prohor Pçinski”, vendosi kurora me lule dhe nderoi Ilindenin dhe vendin ku më 2 gusht 1944 u mbajt seanca e parë e Kuvendit Antifashist Çlirimtar i Kombit të Maqedonisë (KAÇKM).

