Sela: Zgjedhja e një qeverie të re pro-evropiane në Mal të Zi, lajm i gëzueshëm për tërë rajonin

Shkup, 28 Prill – Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka uruar zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi. Sela përmes Facebook shkroi se zgjedhja e një qeverie të re pro-evropiane në Mal të Zi, lajm i gëzueshëm për tërë rajonin.

“Zgjedhja e një qeverie të re pro-evropiane në Mal të Zi, të udhëhequr nga politikani shqiptar nga Ulqini, Driton Abazoviç, është lajm i gëzueshëm për tërë rajonin.

Kryeministrit Abazovic i urojmë shëndet dhe suksese në detyrën e re, duke shprehur gatishmerinë tonë për të punuar së bashku për një të ardhme evropiane të vendeve tona” shkroi Sela.