Sekuestrohen rreth 6.200 mjete piroteknike në Shkup, arrestohet një person

Shkup, 28 dhjetor – Njësia për tregti të paligjshme, sot në Bul. “Goce Dellçev” në Shkup, e kanë ndaluar I.K. nga fshati Batincë, Shkup.

Siç informojnë nga MPB-ja, ai është gjetur duke shitur mjete piroteknike dhe tek ai janë gjetur gjithsej 4811 copë lëndë të ndryshme piroteknike. I.K. është ndaluar në stacionin policor dhe i janë konfiskuar mjetet piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

Punonjësit e policisë nga SPB Qendër dhe Bit Pazar, në rrugën “192” në zonën e Bit Pazarit, sekuestruan 1358 copë mjete piroteknike të llojeve të ndryshme. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.