Seancë e Komisionit Kuvendor për Çështje Evropiane

Shkup, 26 shtator – Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Çështje Evropiane.

Në rend dite janë Propozim-ligji për procedurën civile, Propozim-ligji për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, Propozim-ligji për Avokaturën.

Anëtarët e këtij Komisioni duhet të analizojnë edhe propozim-ligjin për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit apo ndjekjes së krimeve apo për ekzekutimin e sanksioneve penale.