Seancë e Komisioneve për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve

Shkup, 15 qershor – Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje komisionet për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve.

Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është Vërtetimi i propozimit për zgjedhje të një anëtari të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për përcjellje të komunikimeve, do ta shqyrtojnë Informacionin për punën e Agjencisë operativo-teknike.