Seanca të katër komisioneve parlamentare
Shkup, 20 shtator – Në Kuvend sot do të mbahen seanca të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë, dhe për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për monitorimin e komunikimeve dhe të Komisionit legjislativ-juridik.
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtimtari, sipas procedurës së shkurtuar, është pika e vetme në rendin e ditës të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisionin legjislativ-juridik.
Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë për inteligjencë duhet të shqyrtojnë kërkesën nga Agjencia për siguri kombëtare për dhënien e pëlqimit për emërimin e udhëheqësit të njësisë organizative për kontroll të brendshëm në Agjenci.
Para anëtarëve të Komisionit për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për monitorimin e komunikimeve do të gjendet Raporti i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e masave të veçanta hetimore në vitin 2021 dhe Plani vjetor financiar i rishikuar për vitin 2022 i Agjencisë operative-teknike për mjetet nga tarifat nga Agjencia për komunikime elektronike.

