Së shpejti dasëm në shtëpinë e Sali Berishës, djali i tij dhe moderatorja e njohur po martohen

Moderatorja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj, Shkëlzen Berisha, së shpejti do martohen.

Këtë e ka bërë të ditur ajo në emisionin “Goca dhe Gra”.

Ajo zbuloi se dasma do të mbahet në fund të shtatorit, por duke mos zbuluar saktë datën.

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo shtoi se stilistja e famshme, Vivienne Westwood, ka qepur një fustan enkas për të.

“Fustanet e shkreta kanë qenë që 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westwood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”, tha mes tjerash Mevlani.

Ndryshe, çifti janë së bashku prej tetë vitesh.