Sanksionohen 514 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 1 janar – Gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Siç njofton MPB-ja, gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 514 shoferë, prej të cilëve dyzet e nëntë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse gjashtë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Është konstatuar se 200 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 314 jashtë vendeve të banimit.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, shtojnë më tej nga MPB-ja.