Sanksionohen 254 drejtues automjetesh për shpejtësi në territorin e të gjithë shtetit
Shkup, 19 korrik – Janë sanksionuar 254 drejtues të automjeteve në ditën e djeshme në kontrollin e përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga MPB sot informuan se prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa një automjet ka lëvizur madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Më pas, 139 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në një vend të banuar, ndërsa 115 janë jashtë një vendbanimi.
Paralajmërojnë se kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

