Sanksionohen 242 shoferë në Shkup, 33 për vozitje të shpejtë
Shkup, 12 dhjetor – Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 242 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 33 sanksione, 12 masa për vozitje pa patentë shoferi, 30 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, tri sanksione për ngasje nën ndikimin e alkoolit…
Kontrollet në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njoftoi MPB.

