Sanksionohen 224 shoferë në Shkup, 63 për tejkalim të shpejtësisë

Shkup, 3 prill – Gjatë ditës së djeshme  në territorin e qytetit të Shkupit policia  ka shqiptuar gjithsej 224 kundërvajtje.

Siç informon MPB-ja prej të cilave 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 16 gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 32 për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar tetë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për shoferët fillestarë, tetë sanksione për automjete të paregjiistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

Nga MPB-ja kumtuan se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.