Sanksionohen 193 shoferë për ngasje të shpejtë

Shkup, 24 shtator – Sanksionohen 193 shoferë për tejkalim të shpejtësisë gjatë kontrollit të përforcuar aksionar në territorin e vendit gjatë ditës së djeshme.

“Prej tyre, tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht 115 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 78 jashtë vendbanimit”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga atje u apelojnë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor.