Sanksionohen 192 kundërvajtje në trafik në Shkup
Shkup, 18 nëntor – Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 192 masa, nga të cilat 9 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 15 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 10 për mosdhënie të përparësisë për këmbësorët.
Tetë masa janë vendosur për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tetë sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, tetë masa për shoferë fillestarë, si dhe katër sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njofton MPB.

