Sanksionohen 170 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e mbarë vendit

Shkup, 16 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka realizuar kontroll të përforcuar në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

Me këtë rast janë sanksionuar 170 shoferë,  prej tyre tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 72 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit, kurse 98 shoferë jashtë vendeve të banimit, njoftojnë nga policia.