Sanksionohen 124 shoferë në Shkup

Shkup, 8 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të përforcuara në sferën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit, janë shqiptuar gjithsej 124 masa, mes të cilave për përdorimin e celularit shtatë sanksione, tetë masa për drejtim të automjetit pa patent shoferi, shtatë sanksione për kundërvajtje që i bëjnë motoçiklistët, 11 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, një sanksion për kalim në dritë të kuqe të semaforit…

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. U apelojmë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.