Sanchez gjithnjë e më afër Marseilles

Alexis Sanchez së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Marseille.
Sanchez nuk bën pjesë në planet e Interit për sezonin e ri, andaj është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas Fabrizio Romanos, kiliani është shumë afër kalimit te Marseille.

Zyrtarizimi i tij në ekipi francez pritet të ndodhë këtë javë.

Gazetari italian gjithashtu njofton se sulmuesi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Marseille.