Sali: Përderisa nuk imunizohen qytetarët, nuk mund të flasim për shfuqizim të masave

Shkup, 15 mars – Dy javë më parë bënim analizë në terren me analizë e cila na tregon se si është imuniteti i shoqërisë sonë, dhe nga shifra e përgjithshmje rreth 80 për qind ishin persona të analizuar me vaksinim dhe 20 për qind ishin të pavaksinuar. Te të vaksinuar vërejmë shifër prej 86 për qind që është imunizuar pa dallim kur është pranuar vaksina e fundit, ndërsa te të pavaksinuarit vërejmë shifër prej 76 për qind të imunizimit, që do të thotë se edhe të vaksinuari dhe ata që e kanë kaluar sëmundjen natyrshëm kanë një lloj të imunizimit ndaj virusit korona. Kompleks i arsyeve janë në pyetje pse kemi vdekshmëri të madhe nga Kovid-19 – fushatat që udhëhiqen kundër gjithë pandemisë dhe qasja negative ndaj shërimit të hershëm, respektivisht ndërmarrje të masave parandaluese, mënyra nse si numërohen epilogët me vdekje që kanë qenë edhe si rezultat i Kovidit edhe si rezultat i epillogut të vdekjes me Kovid, deklaroi në intervistën për MIA-n ministri i Shëndetësisë Bekim Sali.

Ai konsideron se duhet të vazhdojë vaksinimi për, siç shprehet, të arritur më shpejtë nivelin që për ne do të thoshte jetesë të sigurt, respektivisht lirim nga të gjitha ato masa në mënyrë që të vazhdojmë jetën normale siç dëshirojmë të gjithë ne që nga fillimi i pandemisë.

“Mirëpo, më duhet të përkujtoj se ato 20 për qind, respektivisht 30 për qind te të pavaksinuarit janë shumë të rëndësishëm për shoqërinë, për arsye se secili individ është shumë i rëndësishëm. Nëse statistikat numërojnë shifra për çdo familje, secili individ është 100 për qind i rëndësishëm, kështu që nuk mund të themi se 76 për qind janë numër krejtësisht i mjaftueshëm në mënyrë që të lirohemi, e ta rrezikojmë jetën e pjesës së mbetur prej 24 për qind”, shprehet Sali.

Ministri është decid se derisa nuk jemi të imunizuar sa duhet, nuk mund të flitet për lirim të plotë të masave për mbrojtje të shoqërisë sonë.

Në raport me ndërtimin e qendrës së re klinike, ministri Sali thekson se shteti ka nevojë për qendër te re klinike që do t’u ofrojë të gjithëve shërbime shëndetësor në një vend – nivel terciar dhe pandemia na tregoi se spitalet e integruara janë më efikase për përballje me sfida të këtilla. Konsideron se për qendrën klinike nevojitet kompromis më i gjerë politik edhe për lokalitetin edhe për modelin e financimit edhe për përbërjen e Qendrës klinike.

“Ndërmora këtë iniciativë tashmë të bisedoj edhe me opozitën edhe me pushtetin duke e ditur se jemi nga shumica parlamentare me pushtetin e kam paksa më lehtë të bisedojmë për arsye se iniciativa ka ekzistuar edhe nga periudha e kaluar. Mirëpo, këtu mundohem të jem ajo hallkë që i lidhë dy taborët, dy blloqet për një projekt që është mbipolitik dhe që është në interesin kombëtar. Qendra e re klinike duhet të shikohet si një shpresë për të gjithë që jetojnë në këtë shtet se jemi duke u përpjekut të krijojmë kushte më të mira për jetesë. Jo se Qendra ekzistuese klinike nuk është e mirë dhe nuk ofron shërbim cilësor në kuadër të punës së përditshme, mirëpo jemi të vetëdijshëm se Qendra ekzistuese klinike është shumë e vjetër, e amortizuar në çdo aspekt dhe nuk i plotëson nevojat reale hapësinore e të gjithë të punësuarve që janë në Qendrën klinike”, tha ai.

Në raport me krizën ruso-ukrainase, theksoi se deri tani nuk ka valë të migrantëve nga Ukraina në shtetin tonë dhe se ata që janë në numër më të vogël, janë të përkujdesur. Ai deklaroi se deri më tani nuk kanë as paralajmërim për ardhjen e ndonjë numri të caktuar të migrantëve, mirëpo, siç shprehet ai, si Ministri janë të organizuar dhe të gatshëm për t’i pritur.

“Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë nevojë të veçantë për shërbim urgjent shëndetësor, përveç lindjes së një vajze në Spitalin gjinekologjik në Çair. Është i vetmi shërbim që ia kemi ofruar një migranti deri tani. Deri më tani nuk kemi njoftim as për ardhjen, mbërritjen e një numri të caktuar të migrantëve. Mirëpo, megjithatë ne si Ministri jemi të organizuar dhe të gatshëm për t’i pritur. Ne kemi caktuar disa spitale si ‘zona të kuqe’, respektivisht pika ku mund të hyjnë eventualisht migrantët e sapoardhur dhe konsideroj se jemi të përgatitur sa duhet për t’i mirëpritur ata”, tha ai.

Sali përkujtoi se Ministria ka nisur fushatë me thirrjen publike përmes SMS-porosive dhe përmes mjekëve amë deri te pacientët të cilët janë grup qëllimor që është grupi më i rrezikuar për zhvillimin e formave më të rënda të komplikimeve të Kovidit, respektivisht shtrimin në spital – qytetarët mbi moshën 65 vjeçe dhe me sëmundje kronike.

“Në çdo mosparaqitje ne i rikujtojmë se nuk kanë qenë, ndërsa termini u ricaktohet për terminin e ardhshëm dhe deri tani vërejmëhet një interesim pozitiv nga qytetarët, ka një tërheqje dhe presim numrin e të sapoinfektuarve të rritet. Gjatë javës së fundit, ky numër është rritur për dy mijë të vaksinuar të rinj, që ne në mënyrë progresive shpresojmë se në periudhë prej një muaji do të arrijmë ndonjë gjendje më të mirë me vaksinimin, respektivisht me imunizimin, sesa siç ishim”, tha ai.

Në vazhdim vijon intervista e plotë me ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali së bashku me video-materialin:

Sipas shifrave që kemi në dispozicion, me sa duket, pandemia e kovidit po qetësohet. Raportet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë rënie të numrit të të infektuarve, të shtruarve në spital dhe të vdekurve. Cila është arsyeja e kësaj tendence, sipas vlerësimeve tuaja, dhe çfarë parashikimesh keni për periudhën në vijim?

– Sipas përvojave të deritanishme që i kemi me katër valët e pandemisë së Kovidit, vërejmë se çdo valë zgjat mesatarisht deri në tetë javë dhe kjo valë e katërt tashmë është duke u qetësuar, kështu që ditëve të fundit ka ulje të numrit të të sapoinfektuarve.

Ne si Ministri së bashku me Institutin e Shëndetit Publik dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive i ndjekim çdo ditë të dhënat dhe gjendjen epidemiologjike që vjen si rezultat i analizave tona në vendin tonë, e gjithashtu ndjekim se çfarë po ndodh në rajon, kështu që normalisht kemi edhe pikë referimi shtetet në botë dhe në periudhën e fundit vërejmë disa shtete që tashmë kanë liruar masat, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’u mbrojtur nga kriza e koronës dhe në ato shtete vërejmë një bumerang – kthim në gjendjen e mëparshme të valës së katërt. Në Gjermani, për shembull, në bazë ditore kemi rreth 200,000 persona të sapoinfektuar, në Danimarkë kemi 40 raste të vdekjes në kushte spitalore, e në Hong Kong gjatë javës së kaluar kishte numër më të madh të rasteve të vdekjes në ditë në gjithë periudhën e pandemisë të tërë prej dy viteve. Kështu që, duke marrë parasysh të gjitha këto të dhëna që i kemi nga disa shtetet tona standarde referuese dhe rajoni, ne nuk jemi ende gati të ndërmarrim disa masa që do të jenë lehtësuese për popullin tonë.

Javën e kaluar u miratuan disa rekomandime nga Shtabi kryesor koordinativ dhe Qeveria për lehtësimin e masave të kovidit – shfuqizimin e certifikatave të detyrueshme për hyrje në molet, atje ku nuk është e detyrueshme mbajtja e maskave, shfuqizimi i posedimit të detyrueshëm të PCR testit negativ. vërtetimit për shërim ose certifikatës së vaksinimit gjatë daljes nga shteti ynë, si dhe heqjen e lirimit nga puna për gratë shtatzëna. Derisa, nga ana tjetër, gjatë fundjavës deklaruat se nuk jemi ende gati për shfuqizimin e plotë të masave të kovidit.

Ministër, a mund të na shpjegoni arsyen e këtij konstatimi tuaj, meqë disa vende evropiane, por edhe shtete të rajonit kanë filluar të relaksojnë në mënyrë drastike masat, Belgjika para do kohë shfuqizoi pothuajse të gjitha masat epidemiologjike, duke përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe lejet për KOVID, për shembull, maskat nuk nevojiten më për fëmijët në shkolla, të njëjtën e bëri edhe Sllovenia?

– Tani, sipas asaj që dëgjoj nga ju mediat, nga njëra anë, kemi lirimin e disa masave, siç është kthimi në punë të grave shtatzëna, lirim nga kërkesa për certifikatë gjatë hyrjes në mole dhe disa pikë të tjera, e nga ana tjetër, themi se nuk jemi gati të litojmë shumë masa të tjera, që në esencë është e vërtetë dhe të dyja kërkesat nuk janë kontradiktore, meqë në çdo deklaratë tonën u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë që të vaksinohen dhe të imunizohen. Që do të thotë, paralelisht, siç i shtyjmë politikat për rritjen e numrit të imunizimit, ashtu po shfuqizojmë një pjesë të masave që janë ndërmarrë tashmë dy vite më parë.

Sipas analizave tona të deritanishme, tashmë e dini se ne jemi një nga shtetet që ka më pak imunizim dhe jemi shumë të kujdesshëm në çdo masë që e lirojmë.

Pra, lirojmë një masë, ndjekim situatën për një javë dhe gjatë javës ndjekim se si lëvizin ndryshimet eventualisht te grupmoshat e veçanta. Pra, e dimë se lirimi i hyrjes në molet, këtu janë target të rinjtë, e tashmë kemi bërë një analizë për të rinjtë në shkolla dhe analizën serologjike që kemi bërë në disa qytete, kështu që bazuar në këto të dhëna që kemi marrë nga terreni ne tashmë mund të lirojmë hyrjen në molet pa certifikatë, mirëpo më lejoni të përmend se maska në molet është e detyrueshme dhe certifikatë duhet të posedohet kur qytetarët tanë do të ulen në pjesën e ushqimit.

Sidomos për fëmijët në shkolla, sipas të dhënave më të fundit të ISHP-së, rënia më e madhe e numrit të të infektuarve, prej 46,9 për qind e kanë fëmijët deri në nëntë vjeç, ndërsa edhe Komisioni për Sëmundjet Infektive publikuar para do kohë të dhënat nga skriningu i bërë në shkollat fillore. të cilat tregojnë se rreth 1 për qind e nxënësve kanë qenë pozitivë ndaj virusit korona. A do të jetë kjo bazë për heqjen e mbajtjes së maskave për nxënësit në shkolla?

– E dimë që fëmijët e moshës 6 deri në 14 vjeç janë pjesa më dinamike e shoqërisë dhe shkollat janë si zonë mbrojtëse për përhapjen e mundshme, respektivisht shkollat si zonë mbrojtëse mbrojnë nga përhapja e virusit. Mbajtja e maskës është masë plotësuese ndihmëse që në këtë grupmoshë siguron që ata të mos jenë potencialisht fokus për përhapje, respektivisht të mos krijojnë klasterë për përhapjen e infeksionit.

Të përsëris edhe një herë, derisa të jemi të imunizuar sa duhet, nuk mund të flasim për lirimin e plotë të masave për mbrojtjen e shoqërisë tonë. Çdo individ është shumë i rëndësishëm pavarësisht nga shifrat e përgjithshme që i marrim si rezultat i analizave të javës paraprake dhe çdo rrezik potencial që ekziston për shoqërinë, e duke marrë parasysh rezultatet e valës së katërt se grupi më i rrezikuar ishin pacientët, gjegjësisht qytetarët tanë mbi moshën 65 vjeçe dhe që kanë sëmundje kronike. Duke e ditur që fëmijët janë të lidhur emocionalisht me gjyshërit, nuk do të lejonim ata të jenë fokus i transmetimit, respektivisht ndërmjetësues për transmetimin e infeksionit tek personat më të moshuar.

Ministria e Shëndetësisë ditëve të fundit doli me të dhënën se mbi 1.500 persona për dy ditë janë vaksinuar me dozën e parë dhe të tretë në kuadër të fushatës së gjerë të imunizimit për mbrojtjen e popullatës së rrezikuar nga forma e rëndë e Kovid-19. Megjithatë, niveli i të vaksinuarve nuk është i lartë, rreth 41 për qind. Si planifikoni të motivoni qytetarët që refuzojnë të vaksinohen dhe cila është ajo fushatë e gjerë që e udhëhiqni?

– I jemi qasur kësaj fushate për mobilitet, lëvizje mobile të pikave, gjegjësisht afrim të postblloqeve pranë popullatës. Një nga masat e para në atë fushatë prej disa pikave ishte thirrja publike përmes SMS-porosive dhe përmes mjekëve amë deri te pacientët të cilët janë grup qëllimor që është grupi më i rrezikuar për zhvillimin e formave më të rënda të komplikimeve të Kovidit, respektivisht shtrimin në spital. Ata janë pacientë, qytetarët tanë mbi moshën 65 vjeçe dhe me sëmundje kronike, e gjithsesi nuk përjashtohen edhe më të rinjtë me sëmundje kronike. Ne i telefonojmë çdo ditë me 15 mijë SMS-porosi në vend të caktuar, pra në pikën e vaksinimit dhe në kohë të caktuar kur duhet të paraqiten. Te çdo mosparaqitje i rikujtojmë se nuk kanë qenë, e afati ricaktohet për terminin e ardhshëm dhe tani për tani vërejmë interes pozitiv nga qytetarët, ka revokim dhe presim që numri i të sapovaksinuarve të rritet. Gjatë javës së kaluar ky numër u rrit për dy mijë të sapovaksinuar, që në mënyrë progresive shpresojmë se në periudhë prej një muaji do të arrijmë ndonjë gjendje më të mirë me vaksinimin, respektivisht imunizimin krahasuar me atë si ishim.

Sipas të dhënave të fundit të ISHP-së, më e përfaqësuar në mesin e të sapoinfektuarve është grupmosha mbi 60 vjeç. A planifikoni të vendosni vaksinim të detyrueshëm të këtyre qytetarëve?

– Ju e dini që që në fillimet e pandemisë ne nuk kemi udhëhequr politika kufizuese ndaj grupeve të caktuara, ishin këto disa masa të ndërmarra, mirëpo ishin masa të përgjithshme për të gjithë duke e ditur se ky target grup mbi 60 vjeç me sëmundje kronike është potenciali që në valën e katërt ka kaluar më të vështirë, në formën më të rëndë klinike, kishim edhe mjaft raste të vdekjeve nëpër spitale. Ne jemi të fokusuar në atë grup, që të punojmë shumë intensivisht përmes mjekëve amë. Ne e dimë që të gjithë pacientët janë pak a shumë të lidhur përmes mjekëve amë dhe ne mundohemi që përmes tyre të arrijmë edhe bindjen për të reaguar pozitivisht, për t’iu përgjigjur ftesave tona për vaksinim.

Para do kohë, mjekët amë mbajtën protestë paralajmëruese, duke pranuar vetëm pacientë të cilëve u është e domosdoshme ndihmë urgjente, për shkak të kërkesave të tyre – kapitacioni i ulët dhe siç shprehen ata, tronditjet financiare që mund të çojnë në mbylljen e ambulantave. A do t’u dilet në ndihmë kërkesave të mjekëve amë, para së gjithash për rritjen e kapitacionit?

– Mjekët amë janë pjesë e sistemit të përgjithshëm shëndetësor dhe gjithsesi se modeli i funksionimit të mbrojtjes primare shëndetësore është i ndryshëm nga ai sekondar dhe terciar. Organizimi atje është i privatizuar dhe për këtë arsye qasja jonë është me një model tjetër të financimit të mbrojtjes primare shëndetësore. Problemet dhe vështirësitë që janë akumuluar në një periudhë prej 20 viteve nuk do të mund t’i zgjidhim për një muaj dhe nëse kjo qasje e bojkotit të punës dhe protestave të herëpashershme me refuzimin e shërbimit të pacientëve më tutje, konsideroj se nuk është korekte ndaj pacientëve, e jo ndaj Ministrisë, meqë ne si Ministri dhe mjekët primarë jemi në të njëjtën linjë. Pra, të gjithë ne kujdesemi për shëndetin e pacientëve dhe kjo nuk duhet të reflektohet me ndërprerje të punës, mirëpo gjithsesi jam dakord dhe në disa raste jemi takuar dhe jemi marrë vesh për dinamikën e lëvizjes, resepktivisht dinamikën e bisedimeve me mjekët e mbrojtjes primare shëndetësore. Konsideroj se jemi në drejtimin e duhur të bisedimeve dhe na mbetet vetëm të jemi të durueshëm dhe të ulemi e të flasim si një palë e përbashkët për të zgjidhur problemin dhe vështirësitë financiare që i kanë normalisht me këtë krizë që na ka kapluar. Realisht, ka përfshirë çdo sektor të ekonomisë, duke përfshirë edhe institucionet shëndetësore.

Në rrjetet sociale thuajse çdo ditë shohim foto dhe video të publikuara nga kushtet në spitalet në të gjithë vendin, disa prej tyre janë të frikshme. Ju si ministër keni ardhur në kulmin e një pandemie, e cila, nga ana tjetër, nxori në sipërfaqe mangësitë e sistemit shëndetësor. Çfarë do të bëni gjatë mandatit tuaj për të përmirësuar kushtet në spitalet në të gjithë vendin?

– Pandemia ishte sfidë e madhe, shumë e madhe për vendet më të zhvilluara që njohim, e sigurisht për ne si shtet më i vogël dhe tregoi se sa jemi të organizuar dhe të përgatitur për sfidë të tillë.

Sa i përket pyetjes suaj, gjendja me institucionet, gjendja infrastrukturore diku është në gjendje të kënaqshme, diku është e pakënaqshme. Ne si Ministri me kalimin e viteve në të kaluarën, në të tashmen, e edhe në të ardhmen do të jetë ashtu, kemi njëfarë dinamike dhe rinovim të pjesëve të caktuara të objekteve, meqë përshtrirja e plotë e një ndërtese, gjegjësisht një institucioni shkakton edhe ndërprerje të punës së atyre reparteve. Në interes të shërbimit të përkohshëm të pacientëve me mbrojtje shëndetësore ne nuk mund ta bëjmë këtë dhe të gjithë mund të shohim se në çdo ndërtesë që është e nivelit sekondar apo terciar tashmë kemi pjesë të rinovuara, të cilat mund të them që duken dinjitoze për punë edhe të personelit mjekësor, edhe të pacientëve.

Ministër, në këtë kontekst prej kohësh premtohet ndërtimi i një qendre të re klinike. A keni informacion deri ku është procesi dhe kur do të fillonte ndërtimi i saj? Cili, sipas jush, është lokaliteti më i përshtatshëm për qendër klinike?

– Qendra klinike është si një ide e nisur diku në vitet 2005-2006 dhe që atëherë e deri më sot po diskutohet vazhdimisht rreth qendrës së re klinike. Se shteti ka nevojë për qendër të re klinike që do t’i ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore në një vend – nivel terciar dhe pandemia na treguar se spitalet e integruara janë më efikase në përballimin e sfidave të tilla. Konsideroj se për qendrën klinike nevojtet një kompromis më i gjerë politik si për lokalitetin, ashtu edhe për modelin e financimit dhe përbërjen e qendrës klinike. Ndërmora këtë iniciativë tashmë të bisedoj edhe me opozitën edhe me pushtetin duke e ditur se jemi nga shumica parlamentare me pushtetin e kam paksa më lehtë të bisedojmë për arsye se iniciativa ka ekzistuar edhe nga periudha e kaluar. Mirëpo, këtu mundohem të jem ajo hallkë që i lidhë dy taborët, dy blloqet për një projekt që është mbipolitik dhe që është në interesin kombëtar. Qendra e re klinike duhet të shikohet si një shpresë për të gjithë që jetojnë në këtë shtet se jemi duke u përpjekur të krijojmë kushte më të mira për jetesë. Jo se Qendra ekzistuese klinike nuk është e mirë dhe nuk ofron shërbim cilësor në kuadër të punës së përditshme, mirëpo jemi të vetëdijshëm se Qendra ekzistuese klinike është shumë e vjetër, e amortizuar në çdo aspekt dhe nuk i plotëson nevojat reale hapësinore e të gjithë të punësuarve që janë në Qendrën klinike. Është kompleks pavijonesh i spitaleve që është ndërtuar 50 vite më parë, disa objekte janë më të reja, por në realitet ato nevoja të atëhershme për kuadër nuk janë fare adekuate dhe të mjaftueshme për punën e numrit të madh e të punësuarve në Qendrën Klinike, e gjithsesi vëllimi i rritur i shërbimeve shëndetësore që ofrohet.

Si qëndrojmë me funksionalitetin e pjesës tjetër të sistemit shëndetësor, sa kohë duhet pritur për të caktuar termin për ekzaminime specialistike dhe kur mund të pritet normalizim i punës në sallat e operacionit?

– Më duhet të përkujtojn se pandemia shkaktoi edhe ndërprerje të herëpashershme të punës normale të klinikave të caktuara për shkak se disa nga klinikat e brendshme janë shndërruar në Kovid qendra për shkak të nevojës për shtimin e shtretërve spitalorë dhe këtu duhet të përmend se ndërhyrjet selektive që ishin caktuar në periudha para pandemisë janë anuluar herë pas here dhe bëheshin vetëm operacionet urgjente dhe kirurgjike kërcënuese për jetën, normalisht pa anulim, meqë ishin shumë vitale për çdo pacient që ishte udhëzuar në Qendrën Klinike, mirëpo ato selektive u prolonguan disa herë. Dëshiroj që ne të lirohemi tashmë nga pandemia dhe të mund të themi se tashmë kemi filluar të kthehemi në normalitet. Ne gjithsesi, tani pas përfundimit të valës së katërt, i kemi mbyllur Kovid qendrat në klinikat interne dhe ato fillojnë punën e përditshme, mirëpo e dini se për një muaj e gjysmë ishin Kovid qendra dhe gjithçka që ishte ndërkohë u prolongua për periudhën e ardhshme pas kovidit.

Ministër, t’i kthehemi kovidit. Tani kemi edhe një situatë të re, krizën ruso-ukrainase. Rreth dy milionë refugjatë kanë braktisur vendin, në të shumtën e rasteve drejt vendeve fqinje, por edhe ne po përgatitemi për valë eventuale. Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFCR) shprehën shqetësimin se lufta në Ukrainë mund të shpie në rritjen e numrit të të sapoinfektuarve me KOVID-19 si në Ukrainë ashtu edhe në vendet fqinje. Maqedonia e Veriut nuk është fqinj, por a është kjo situatë shqetësuese për rritjen e sërishëm të numrit?

– Deri tani nuk kemi valë migrantësh nga Ukraina dhe ata pak që janë, në numër të vogël, janë të përkujdesur. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë nevojë të veçantë për shërbim urgjent shëndetësor, përveç lindjes së një vajze në Spitalin gjinekologjik në Çair. Është i vetmi shërbim që ia kemi ofruar një migranti deri tani. Deri më tani nuk kemi njoftim as për ardhjen, mbërritjen e një numri të caktuar të migrantëve. Mirëpo, megjithatë ne si Ministri jemi të organizuar dhe të gatshëm për t’i pritur. Ne kemi caktuar disa spitale si ‘zona të kuqe’, respektivisht pika ku mund të hyjnë eventualisht migrantët e sapoardhur dhe konsideroj se jemi të përgatitur sa duhet për t’i mirëpritur ata

Problem te ne është shkalla e vdekshmërisë, vendi renditet lart në listat evropiane dhe botërore. Para do kohë keni vizituar kovid-qendrat në disa qytete në brendi të vendit. Cila është përshtypja juaj dhe çfarë konkluzioni keni nxjerrë, cila është arsyeja për shkallën e lartë të vdekshmërisë?

– Në disa raste kam vizituar kovid-qendrat duke hyrë në zonën e kuqe dhe duke komunikuar me pacientët e shtrirë në këto kovid-qendra. Për vdekshmërinë e lartë tashmë në disa raste kam dhënë sqarim me cilën metodologji i jemi qasur që në fillim të pandemisë se kjo është mënyra se si numërohen epilogët e vdekjes që kanë qenë edhe si pasojë e Kovidit edhe si pasojë e vdekjeve me Kovid dhe konsideroj se kjo është arsyeja themelore e rritjes së numrit të epilogëve me vdekje te ne, mirëpo në kuadër të gjithë asaj që e flasim edhe ju bëni pyetjen, mund të them se është një kompleks arsyesh pse ne kemi vdekshmëri të lartë. Këtu janë fushatat që zhvillohen kundër gjithë pandemisë, e cila është fushatë shumë negative dhe qasje negative ndaj shërimit të hershëm, gjegjësisht ndërmarrjes së masave parandaluese. Të gjithë e dimë që kemi jetuar këtu, sa kemi qenë të kujdesshëm me respektimin e masave, sa i jemi përgjigjur pozitivisht çdo thirrjeje të ministrit të shëndetësisë apo kryetarit të Komisionit të Sëmundjeve Infektive, sa herët kemi filluar vaksinimin dhe çfarë është shkalla e vaksinimit, çfarë terapie alternative kemi bërë në shtëpi pa asnjë dëshmi shkencore se kjo është mënyra e duhur për t’u mbrojtur nga KOVID, etj.

Ministër, për fund, a jemi pranë arritjes së imunitetit kolektiv?

– Dy javë më parë kemi bërë një analizë në terren me analizë serologjike, e cila na tregon se cili është imuniteti i përgjithshëm i shoqërisë sonë dhe nga numri i përgjithshëm rreth 80 për qind ishin persona të analizuar me vaksinim dhe 20 për qind ishin të pavaksinuar. Te të vaksinuarit vërejtëm shifër prej 86 për qind që është ende e imunizuar pavarësisht se kur është marrë vaksina e fundit, ndërsa te të pavaksinuarit shohim një shifër prej 76 për qind të imunizimit, që do të thotë se edhe të vaksinuarit edhe ata që kanë kaluar natyralisht infektimin kanë një lloj imunizimi kundër virusit Korona dhe konsiderojmë se duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që sa më shpejtë të arrijmë një nivel që për ne do të thoshte jetësë më të sigurt, respektivisht lirim nga të gjitha masat për të vazhduar jetën normale ashtu siç dëshirojmë të gjithë ne që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, më duhet të përmend se ato 20 për qind, respektivisht 30 për qind te të pavaksinuarit janë shumë të rëndësishme për shoqërinë, meqë çdo individ është shumë i rëndësishëm. Nëse statistikat numërojnë numra për çdo familje, çdo individ është 100 për qind domethënës, kështu që nuk mund të themi se 76 për qind është një numër i mjaftueshëm për t’u liruar, e të rrezikojmë jetën e pjesës së mbetur prej 24 për qind.