Sali Berisha në “arrest shtëpie”, oficerët e policisë kontroll në banesë për zbatimin e masës së sigurisë

Ndërkaq ditën e sotme në orët e paradites në shtëpinë e tij kanë shkuar oficerët e policisë për të kontrolluar zbatimin e masës së sigurisë nga ana e ish-kryeministrit.

Më 30 dhjetor, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Avokati i Berishës e cilësoi ndalimin e komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe paralajmëroi apelimin e masës.