Sali: Akusheret janë hallkë e rëndësishme në ekipin gjinekologjik dhe mbështetje e konsiderueshme e nënave

Shkup, 5 maj – Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot e vizitoi Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup me rastin me Ditës Ndërkombëtare të Akushereve – 5 Maj.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ministri Sali theksoi se infermieret-akusheret janë sinonim i lindjes së një jete të re, hallkë e rëndësishme në ekipin gjinekologjik dhe mbështetje e konsiderueshme e nënave të ardhshme për ta lehtësuar lindjen.

“Në ditën e tyre, së bashku me menaxhmentin e KUGA-s i falënderuam për angazhimin e tyre profesional dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj nënave dhe të porsalindurve”, tha ministri Sali.

Nga kjo Klinikë, po e shënojmë bashkërisht fillimin e Javës së Infermierisë, e cila këtë vit shënohet  me moton “Infermieret – një zë që prin”.