Sa rrezikohet eksporti dhe të mbjellurat nga konflikti në Ukrainë?

Shkup, 9 Prill – Lufta në Ukrainë ka shkaktuar edhe krizë ekonomike globale, e ndjekur me rritje çmimesh të produkteve ushqimore. Ukraina është eksportuesi i katërt i drithrave në botë, menjëher pas rusisë e e cila është treta.

Bujqit në Ukrainë thonë se lufta e ka vështërsuar eksportin, por edhe të mbjellat pranverore, pasi një e treta e tokës pjellore është prekur nga lufta. Kompania bujqësore IMK posedon 120 mijë hektar tokë punuese por 100 mijë hektarë në very ndodhen nën okupimin rus.

“Kam frik se nuk do të mund ta eksporoj tër prodhimin deri në korrik, çfar do të bëjmë me korrjen e grurit, friksohem nga problemet në vjeshtë, çfar do të ndodh me misrin, çfar do të bëjmë atëher?”, u shpreh bujku nga Ukraina Aleks Lisica.

Shqetësimi I bujqve është rritur pasi portet në detin e zi janë mbyllur për shkak të luftës, ndërsa qeveria e Ukrainës po kërkon zgjidhje alternative.  Nga ana tjetër Rusia si furnizues I vendeve nga Afrika dhe lindja e mesme, për shkak të luftës dhe sanksoneve ka vendosur të kufizojë eksportin e ushqimit sidomos siç ka thënë presidenti rus Putin tek vendet armike.

OKB, rritja e çmimeve më e lartë në 60 vitet e fundit

Ekspertët e ushqimit pran kombeve të bashkuara, kanë vlerësuar se çmimet e ushqimit mund të rriten për 7 deri në 22% mbi çmimet aktuale.

“Të kujtojmë se në botë ka 166 milion njerëz të  pa ushqyer kronik për shkak të pandemisë. Tre miliard njerëz nuk kanë qasje deri te ushqimi i shëndetshëm. Edhe në këtë situatë, tani po përballemi me rritje të ndjeshme të çmimeve të gjitha artikujve”, theksoi ekonomisti i OKB-së, Maksim Torero.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rritja e kostove për produktet bazë si drithërat, vaji vegjetal dhe sheqeri, janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve 60 vjet më parë, duke u rritur me gati 13% në mars, pas nivelit të lartë të shkurtit.