Sa i pasur është i dashuri i Leonora Jakupit?

Derisa më 24 maj të këtij viti, MMPHI-ja kishte larguar Nexhat Krasniqin nga kjo ministri, dhe Ndriçim Mustafën e kishte caktuar zyrtar përgjegjës për menaxhimin e Divizionit të Prokurimit.

Ndërsa aktualisht, Krasniqi e kanë bërë udhëheqës të divizionit për komunikim me publikun.

Duke qenë pjesë e MMPHI-së, Krasniqi ka deklaruar pasurinë e tij. Ai deklaroi në AKK se posedon nj shtëpi në vlerën mbi 204 mijë euro, një banesë 84 mijë euro dhe tokë në vlerën 42 mijë euro.

Ai ka deklaruar se posedon një veturë Mini Cooper në vlerën 9 mijë euro.

Derisa ka deklaruar se ka kursyer rreth 3,500 euro në emër të tij dhe fëmijëve, ndërsa borxhe si kredi për blerjen e shtëpisë ka 40 mijë euro.

Ai ka deklaruar se merr rrogë mbi 580 euro në Ministri, ndërsa 960 euro fëmijët e tij nga një kompani private.