Sa ateistë jetojnë në Maqedoni? ESSH publikon statistikat e korigjuara
Shkup, 4 prill – Për 25 herë më i madh është numri real i ateistëve në vendin tonë, nga numri i cili paraprakisht ishte publikuar në rezultatet e regjistrimit, informon Zhurnal.
Në statistikat e para që i publikoi ESSH, doli që 355 persona janë deklaruar si ateistë, por tani është korrigjuar numri dhe me statistikat e reja thuhet se në vendin tonë jetojnë 8764 ateistë.
Nga ESSH kërkuan falje dhe sqaruan se bëhet fjalë për gabim teknik.
Gjithashtu ESSH sqaron se grupet tjera të besimtarëve që janë nën 500 nuk janë shfaqur në tabelë përshkak hapësirës së kufizuar.//Zhurnal.mk

