Rusia sulmon Konsullatën e nderit të Shqipërisë në Ukrainë

Rusia nuk po kursen as objektet e misioneve diplomatike në Ukrainë.

Së fundmi është sulmuar edhe Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë.https://0c15d6730dda25e61c573fe14af4091d.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Konsullata ndodhet në qytetin e Kharkovit dhe sulmi ndaj saj ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15.

Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytetin  e Kharkovit ka njoftuar se stafi i misionit diplomatik ndodhet në vend të sigurt.

“Në orën 23:15, Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë u garantua si pasojë e një sulmi ajror të trupave ruse. Konsulli i Nderit dhe stafi i konsullatës janë aktualisht të sigurt”, thuhet në njoftimin e konsullatës.

Ndërsa sot gjatë ditës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka shpallur Shqipërinë shtet jomiqësor.