Rukiqi flet për ‘rekordet’ e kryeministrit: Recesioni ekonomik global është te dera

Berat Rukiqi, ish-kryetar i Odës Ekonomike, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili të mërkurën në mbledhjen e 100’t të Qeverisë, ka thënë se “po ia thejnë edhe vetës”.

“Kur jemi te rekordet”, e ka nisur Rukiqi postimin në Facebook, teksa iu ka referuar një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar që parashikon një rritje ekonomike për Kosovën prej  2.7 për qind.

Rukiqi thotë se nuk do të përfundojë me kaq – teksa i referohet raporteve të Bankës Qendore Evropiane, Komisionit Evropian, transmeton se “viti 2023 mund të jetë edhe më i rëndë”.

“Recesioni ekonomik global eshte te dera. Ne nuk do te jemi imun. Indiferenca jone, karshi ketyre zhvillimeve eshte e frikshme. Qindra miliona euro, investime kapitale, te parealizuara. Ende asnje plan e asnje investim serioz ne sektorin e energjise. Lista eshte e gjate, e hapesira e manovrimit shume e ngushtë”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Në raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën, po ashtu theksohen problemet e ekonomisë së Kosovës që lidhen me korrupsionin, mungesën e energjisë dhe arsmit cilësor, duke e cilësuar progresin e Kosovës si të kufizuar në shumicën e komponentëve të ekonomisë.