“Rruga e suksesit të revolucionit është…”, Berisha porosi demokratëve, ironizon Ramën për çështjen “McGonigal”: Grusht shteti për të rrëzuar opozitën, e palexuar më parë

Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë, një ditë pas protestës para Parlamentit. Mbledhja e Kryesisë pritet të nisë në orën 13:00, teksa kreu i PD Sali Berisha, do të ketë dhe një deklaratë.

“Fati i këtij revolucioni varet nga komunikimi ynë intensiv me qytetarët, jo nëpërmjet ekraneve. Do i përdorim ekranet, por kontaktet direkte janë rruga absolute e suksesit të revolucionit. Për ne ishte një ndihmë e jashtëzakonshme arrestimi i McGonigal me akuzat dhe qartësimin se ai komplotoi kundër pluralizmit në Shqipëri.

Duhej të ekzistonte vetëm Edi Rama, që shpërndante para me valixhe dhe ushqente këto shushunja. Dhe që shfrytëzonin pushtetin e vendeve të tyre kundër opozitës në një rast unik. Kemi lexuar për grushte shteti për rrëzim qeverie, por grusht shteti për rrezik opozite ndoshta ka ndodhur, por nuk kam lexuar ndonjëherë”, u shpreh Berisha në fjalën e tij.