Rrokulliset ‘Range Rover’, lëndohet vozitësi
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Institutit në Tiranë.
Një mjet tip ‘Range Rover’ është përmbysur në mes të rrugës.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e mjetit.
Dyshohet se nga përmbysja një person ka mbetur i lënduar.
Në ndihmë të tij kanë ardhur kalimtarë të rastit.
Pritet që në orët në vijim policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

