Rritja e çmimeve në Shqipëri, protestojnë studentët në Tiranë dhe Korçë

Valës së protestave që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit i janë bashkuar ditën e sotme edhe studentët e Tiranës dhe Korçës.

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburanteve dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës.

Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur nga universiteti, drejt Tiranës.

Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë të Tiranës. Ndërkohë, policia iu ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në një zonat e këmbësorëve, në mënyrë të që të mos bllokohet qarkullimi i automjeteve.

Më herët sot dhe studentë nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë u ngritën në protestë, ndërsa kërkuan uljen e çmimit të karburantit, por dhe të produkteve të tjera.

Protesta në Korçë vazhdon e përkrahur edhe nga qytetarët e thjeshtë.

Prej tre ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protesta në disa qytete, ku i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë për uljet e çmimeve.

Protestat më të mëdha kanë qenë në Tiranë përpara godinës së Kryeministrisë.

Pjesë e protestës sot, Organizata Politike ka publikuar pamje nga protesta e studentëve në Tiranë

https://www.facebook.com/orgpol/videos/4726722994121573/