Rrezikon të mbytet e mitura në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një e mitur ka rrezikuar të mbytet sot në Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në plazhin “Uji i Ftohtë”.
E mitura është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.