Rreth 3 milionë udhëtarë dhe 22 mijë fluturime në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës gjatë vitit 2022 ka shërbyer numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë, duke procesuar rreth 3 milionë udhëtarë dhe 21,842 fluturime brenda një viti.
Në njoftimin e ANP-së thuhet se top 5 destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës përfshin vendet si Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.