Rrëshqitje të dheut në rrugën Makedonska Kamenicë – Koçan, dru të rënë e pengojnë komunikacionin në rrugën Dellçevë – Berovë

Dellçevë, 16 dhjetor – Për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut në rrugën Makedonska Kamenicë – Koçan, komunikacioni zhvillohet në një korsi, informuan nga ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë.
Në këtë aks rrugor i cili është pjesë e magjistrales A3, sot në mëngjes ka pasur rrëshqitje të mëdha të dheut të cilat e kanë penguar gjithë rrugën, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar dhe automjete të dëmtuara nga gurët, informojnë për MIA-n shoferët të cilët u gjetën në vendin e ngjarjes kur kishin rënë gurët.
Njëherësh, sot në mëngjes situata është përkeqësuar edhe në rrugën rajonale Dellçevë – Berovë ku në një pjesë të rrugëve në këtë aks rrugor, drutë e rënë e pengojnë lëvizjen e automjeteve. Aty nga mëngjesi me mekanizëm motor ekipet e ndërmarrjes Rrugët e Maqedonisë janë përfshirë në prerjen dhe pastrimin e drurëve të rënë.
Ata bëjnë thirrje që në këto akse rrugore të vozitet me kujdes të madh duke respektuar sinjalizimin në komunikacion.