Rrëshqitje të dheut në rrugën Kriva Pallankë – VK “Deve Bair”, në ndërprerje komunikacioni për automjete mallrash

Shkup, 14 qershor – Në rrugën rajonale A2 Kriva Pallankë-VK “Deve Bair”, nga ora 06:30, për shkak të rrëshqitjeve të dheut në rrugën një kilometër nga dalja në Kriva Pallankë, komunikacioni është në ndërprerje të plotë për automjete mallrash, ndërsa për automjetet e pasagjerëve bëhet në mënyrë alternative, informoi LAMM.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në aksin rrugor Makedonska Kamenicë – Dellçevë (A3), zhvillohet në mënyrë alternative, nga një korsi për të gjitha llojet e automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.