Rrëfimi për betejën e 22 shtatorit të 98-ës në Drenicë, Krasniqi: Kemi qenë të gatshëm dhe entuziastë për liri a vdekje

Islam Krasniqi-Karaqica, ish-komandant skuadre, ka rrëfyer detaje nga beteja shtatë orëshe e brigadës 114 kundër forcave serbe në Drenicë.

Krasniqi kujton edhe fjalët dhe motivin që kishte marrë nga komandanti Fehmi Lladrovci.

Beteja e 22 shtatorit 1998 kishte filluar rreth orës 08:00, ndërsa forcat serbe kishin sulmuar fuqishëm me tanke, autoblinda dhe këmbësori.

Ushtarët thotë ai ishin të gatshëm dhe të entuziazmuar, me moton “liri ose vdekje”.

Krasniqi përshkruan këtë përballje si të ashpër, duke thënë se kishin arritur t’i zmbrapsin disa herë.

“Tri herë zmbrapsëm tanket serbe, por ata u përpoqën të depërtojnë në anën e djathtë duke kaluar nëpër një kanal rezervë, deri sa arritën 30-50 metra afër pozicioneve tona. ”

“Filluam të qëllonim për orë rresht në një përballje të drejtpërdrejtë me këmbësorinë serbe,” thotë ai.

Krasniqi përmend gjithashtu guximin e ushtarëve të brigadës 114, të cilët në përballje të afërt përdorën edhe bomba për të zmbrapsur forcat armike.

Beteja u mbyll me sukses për brigadën 114, e cila refuzoi çdo përpjekje të forcave serbe për të depërtuar në pozicionet e tyre.

Megjithatë, nga pozicionet e tjera forcat serbe kishin arritur të depërtonin.

Në këtë betejë ranë heroikisht:

Komandanti Fehmi Lladrovci, gruaja e Fehmi Lladrovcit, Xhevë Lladrovci  dheFatime Hetemi.

Ndërsa mbetën të plagosur: Hazir Berisha, Muhamet Llugani dhe Xhelë Lladrovci.

Pas betejës së 22 shtatorit, ushtari Hazir Berisha kishte marrë pjesë në disa beteja të tjera, i cili me pas ra dëshmor më 30 prill në ofensivën e Verbovcit.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni KËTU.