Rrahman Jasharajt i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai për Klankosova ka thënë se gjendja shëndetësore i është keqësuar si shkak i fyerjeve dhe linçimeve, që sipas tij, po i bëhen nga pushteti.

“Në shëndetin tim ka ndikuar edhe fyerjet dhe linçimet që po më bëhen. Unë i thashë edhe kryetarit që të mos ia jap fjalën Dimal Bashës që është nxënës i dobët, sic shihet nga notat e tij, por si duket partia në pushtet e kishte dërguar që ta minoj angazhimin që e kemi bërë në atë komision. Edhe kjo ndikojë pak. Edhe në atë takim kam qenë keq me shëndet”, është shprehur Jasharaj.