Rrahje mes të burgosurve në burgun e Dubravës

Tre të burgosur nga e njëjta qeli janë përleshur mes vete, teksa njëri ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.

Burgu i Dubravës, Dubravë 10.01.2023 – 23:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti tre meshkuj kosovarë (të burgosur në të njëjtën qeli), ku njëri pëson lëndime të lehta trupore. Rasti nën hetime.