Rokas: Autoriteti, paanshmëria dhe qëndrueshmëria e Gjykatës Kushtetuese janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sundimin e ligjit në vend

Shkup, 28 prill – Reforma e gjyqësorit kushtetues është një nga më të rëndësishmet sepse Gjykata Kushtetuese luan një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në sigurimin e sundimit të ligjit, por edhe në mbrojtjen e vlerave evropiane, ndërsa reforma duhet të përgjigjet si të mbrohet më së miri pavarësia dhe integriteti i Gjykatës Kushtetuese në një mjedis që është në ndryshim të vazhdueshëm.
Këtë e theksoi Mihalis Rokas, amabasador i Bashkimit Evropian në fjalën hyrëse të tryezës së rrumbullakët “A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese?” e cila po mbahet në Gjykatën Kushtetuese e cila mëton të hapë një debat mbi nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm që do të rregullonte punën e Gjykatës Kushtetuese, përmes një dialogu midis përfaqësuesve të institucioneve, profesionit ligjor dhe sektorit civil.
Rokas theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk është thjesht një institucion tjetër në një shoqëri demokratike, por është mbrojtëse e Kushtetutës, ligjshmërisë dhe të drejtave dhe lirive themelore të çdo qytetari. Autoriteti i tij, paanshmëria dhe qëndrueshmëria e tij janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sundimin e ligjit në vend dhe theksoi se është një hap shumë të rëndësishëm në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.
“Forcimi i Kushtetutës nuk është vetëm një kërkesë formale për anëtarësim në BE, por është një investim strategjik në qasje të drejtë, në sundimin e ligjit, diçka që u nevojitet qytetarëve. Është një reformë në të cilën edhe Gjykata Kushtetuese duhet të luajë një rol shumë të rëndësishëm. Për këto arsye, BE-ja mbështet gjykatën në punën e saj dhe forcon kapacitetet e saj. E mbështesim Maqedoninë e Veriut në ndërtimin e institucioneve të forta, të pavarura dhe të besueshme”, tha Rokasi.
Ai theksoi se nuk i takon BE-së të rekomandojë nëse duhet të miratohet apo jo një ligj për Gjykatën Kushtetuese, sepse BE-ja mbështet një proces i cili është transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar në dialog dhe i cili në fund të fundit do të ndërtojë besim në Gjykatën Kushtetuese, në pavarësinë e saj dhe që do të funksionojë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
Fjalime hyrëse në debat kanë pasur edhe Petra Dreksler, ambasadorja e Gjermanisë dhe Anxhela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së.
Ambasadorja gjermane Dreksler në fjalimin e saj mes tjerash trajtoi ndikimin e zhvillimeve aktuale globale në demokraci dhe sundimin e ligjit, si dhe reformat e zbatuara së fundmi në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese Federale në Gjermani të cilat duhet ta mbrojnë gjykatën, veçanërisht në lidhje me përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve.
Në tryezën e rrumbullakët ka mbajtur fjalim edhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostandinovski.
Është planifikuar një prezantim i gjetjeve nga analiza e nevojës për të miratuar një Ligj për Gjykatën Kushtetuese i përgatitur në kuadër të një projekti të financuar nga BE-ja, me folësit Karsten Manke, udhëheqës i ekipit dhe ekspertët e lartë ligjorë Martin Sopronov dhe Margarita Caca Nikolovska.
Qëndrimet e gjyqtarëve nga Gjykata Kushtetuese do t’i justifikojnë gjyqtarët Ana Pavllovska-Daneva dhe Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, ndërsa, mendimet e përfaqësuesve të profesionit ligjor do t’i ndajnë profesorët Tanja Karakamisheva-Jovanovska, Jeton Shasivari, Denis Preshova dhe Renata Deskoka.
Nga sektori civil qëndrimet e tyre do t’i shprehin Darko Avramovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Bojan Tërpevski nga Asociacioni i avokatëve të rinjë të Maqedonisë.