Robin e Marigona Krasniqi bëhen prindër për herë të parë

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe partnerja e tij janë bërë prindët për herë të parë.

Boksieri dhe modelja, kanë mirëpritur ditën e sotme djalin e tyre.

Lajmi është konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale, nga një postim i bërë nga vëllai i Robinit, Qëndrim Krasniqi.

“Ju prezantoj me babanë më të ri Robin Krasniqi. Urime Robin&Marigona”, shkruhet në postim.

Ndryshe, pak muaj më parë çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, dhe dasma e tyre ishte e komentuar shumë në botën e showbizit shqiptar.