RMV në vendin e 5-të sipas rritjes së numrit të turistëve të huaj në vitin 2021
Shkup, 14 prill – Turizmi i Maqedonisë vitin e kaluar ka shënuar rezultate të shkëlqyera. Sipas statistikave më të reja të Organizatës botërore turistike, vendi ka regjistruar rritje të arritjeve turistike ndërkombëtare nga 139 për qind, me çka u gjet në vendin e 5-të në botë si destinacioni me rritje më të madhe të turistëve të huaj, ku mes të cilëve janë edhe Mali i Zi, Qiproja dhe BeH-ja, tha sot drejtori i Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) Lupço Janevski.
Janevski në konferencën për shtyp kumtoi se vitin e kaluar e kemi përfunduar me numra të shkëlqyer.
“Në periudhën janar – dhjetor, numri i turistëve është rritur për 50,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Tek turistët vendos ka rritje për 16,9 për qind, ndërsa tek të huajt për 148,7 për qind. Numri i bujtjeve është rritur për 36,3 për qind edhe atë tek turistët vendor për 13,7, ndërsa tek të huajt për 165,1 për qind”, informoi drejtori
Top pesë turistët që e kanë vizituar vitin e kaluar vendin janë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Polonia.
“Edhe këtë vit e nisëm me rezultate pozitive. Në periudhën janar-shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi pasur rritje të numrit të turistëve për 34,7 për qind. Rritja e turistëve vendas është 13,3 për qind, ndërsa ajo e turistëve të huaj 66,2 për qind. Numri i fjetjeve është rritur për 30,9 për qind, tek mysafirët vendas për 14,6 për qind, ndërsa tek të huajt për 54,1 për qind”, tha Janevski.
Përllogaritja e tij është se këtë vit do ta mbyllim me 2.5 milionë bujtje dhe do të realizojmë hyrje prej mbi 400 milionë dollarësh./Zhurnal.mk

