Rita Ora adopton një qen, i prezanton fansat me atë që tashmë e quan “fëmijën” e saj të vogël

Rita Ora ka njoftuar se ka adoptuar një qen nga një strehimore e shpëtimit të kafshëve.

Këngëtarja e bëri të ditur këtë përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram të hënën, duke ua prezantuar fansave qenushen e saj të re të adhurueshme, të cilën ajo e përshkroi si ‘fëmija i saj e vërtetë’.

31-vjeçarja ndjek hapat e kolegëve të saj hitbërës si: Dua Lipa dhe Ariana Grande për t’u përfshirë në fushatën ‘Adopt don’t shop’ pasi mori qenushin nga Fondacioni Labelle, shkruan DailyMail.

Fushata inkurajon njerëzit që të adoptojnë qen nga strehimoret apo qendrat e shpëtimit të kafshëve, në vend që të blejnë një qen nga një dyqan kafshësh.

Duke publikuar fotografi për 16.1 milionë ndjekësit e saj në aplikacion, ajo shkroi: “Zonja dhe zotërinj, njihuni me Honey-n”.

“E shpëtova me The Labelle Foundation fantastike, faleminderit që më ndihmuat të gjej fëmijën tim të vërtetë, jam e lumtur që mund të ndihmoja të gjeja një shtëpi për këtë vogëlushe”.

“Vazhdoni në postimet tjera për të dëgjuar fjalë për fjalë gërhitjen më të fortë në botë. (Oh, ata nuk më paralajmëruan për këtë. Por a më intereson, Jo! Ajo është shumë e lezetshme) dhe një fotografi e imja me një qen të rremë kur isha e vogël”, shkroi Ora në Instagram.

Duke treguar dashurinë e saj për miqtë e saj të qenushes, aktorja vazhdoi të ndante me ndjekësit një fotografi të ëmbël të saj si fëmijë me një lodër të butë që i ngjan një qeni.

Ajo gjithashtu publikoi edhe një video të saj dhe të Honey-t duke dremitur pasdite teksa qenushja e saj e re gërhiste me të madhe.

Lajmi i mrekullueshëm i Ritës vjen pasi ajo thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje të re në vlerë gjashtë milion euro, për t’u bërë fytyra e re promovuese e brendit “Prada”.

Shtëpia e modës luksoze italiane ka një histori të gjatë partneriteti me të famshëm dhe së fundmi shpalli Tom Hollandin si fytyrën e fushatës së tyre të veshjeve për meshkuj të koleksionit pranverë/verë 2022.

Tashmë Rita do të bëhet ylli i fundit që ka punuar me markën pas vitesh që ka ndjekur shfaqjet e tyre të modës dhe ka treguar dashurinë e saj për shtëpinë e modës në fjalë.

Një burim i tha The Sun: “Shefat e modës mendojnë se Rita është e përshtatshme për të mbajtur markën e tyre të tensionuar. Ajo është një super yll global në botën e muzikës, filmit dhe televizionit. Pamja e Ritës është ikonë”.

Rita ka linjën e saj të veshjeve të quajtur “Roara Republic” dhe më parë ka pasur marrëveshje bashkëpunimi me brendet “Rimmel London” dhe “Adidas”.

Duke folur në një intervistë për Vogue Arabia kohët e fundit për ndjenjën e saj të stilit, Rita tha: “Unë kam marrë shumë frymëzim nga Cher, Madonna dhe Tina Turner. Të treja janë mbretëreshat absolute të rishpikjes”.

“Evolucioni i tyre si artiste më frymëzon vazhdimisht që të rrezikoj me muzikën, modën dhe performancën”.

Ndërkohë, Rita ka kaluar kohë në studion e regjistrimit gjatë procesit të prodhimit të albumit të saj të tretë.

Ajo konfirmoi se ishte duke punuar në një album të tretë gjatë një interviste të vitit 2019 për Revistën “Marie Claire”.

Këngëtarja publikoi albumin e saj të parë debutues “Ora” në vitin 2-12, dhe më pas albumin e dytë “Phoenix” gjashtë vjet më vonë.