Risteski: Habitem me SASHK-un si u dorëzuan aq lehtë për vetëm 2% dallim
Shkup, 26 prill – Dje u nënshkrua marrëveshja mes SASHK dhe Qeverisë për rritjen e pagave në arsim. Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës të Organizatave Sindikale, për UTrinski Brifing thotë se në korniza të konfederatës ekziston Sindikatë e Pavarur për ARsim dhe qëndrimi i tyre është se SASHK duheshte të durojë në greva më tepër dhe të veprojë më guximshëm, sepse 10% vetëm se ishin dakorduar, transmeton Zhurnal.
“Publikisht them se nuk është mirë që protesta në arsim të ndalohet vetëm për ato 2% dallim, kjo nuk është mirë për punonjësit. Nuk do ta akuzoja vetëm SASHK-un por edhe Qeverinë të cilët duhet më seriozisht të kuptojnë grevën. Edhe ne kemi bërë protesta dhe kemi bërë thirrje deri te anëtarët tanë të mbështesin protestat që bëjnë sindikatat tjera. Punonjësit janë të vetmit. Por, te disa liderë sindikalë ndjehet se ka politikë dhe derisa ka politikë në sindikata, ato nuk do të jenë si në Europë. Çdo opozitë dëshiron të përvetësojë çdo grevë, por për këtë është fajtore Qeveria e ila i shtynë sindikatat në krahët e opozitës”, thotë Risteski.
Ai thotë se problemi kryesor ka lindur kur është rritur paga minimale. NEgociatat i udhëhiqte LSM dhe paga minimale ishte premtim parazgjedhor që u përmbush pas zgjedhjeve./Zhurnal.mk

