Ringritja e PD-e vështirë pa njohur shkakun e krizës

Dorëheqja e Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie. Po a mjafton dorëheqja e tij për t’i dhënë fund përꞔarjes dhe ringritur PD përmes bashkimit të dy grupimeve rivale?

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe në opozitë në Shqipëri, ofron mundësi për bashkimin e kësaj partie, e cila gjendet prej gjysëm viti në krizë dhe është përꞔarë keqazi në dy grupe kundërshtare. Vetë Basha e motivoi dorëheqjen si një akt, ”për ringjalljen dhe unitetin e demokratëve”.

Shkaku u krizës: Berisha i përjashtuar si „non grata”.

Kriza në PD u shfaq shtatorin e kaluar kur Basha, tre muaj pas rizgjedhjes së tij kryetar, përjashtoi liderin historik të PD, Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve për shkak të shpalljes së tij “persona non grata” nga qeveria amerikane “për vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri.”