Rikthehen zjarret në Maliq, digjen dhjetëra hektarë tokë

Flakët kanë përfshirë këtë mbrëmje fushën e Maliqit, në pjesën torfike të saj.

Zjarri ka përfshirë hektarë të tërë me kashtë që kanë mbetur pas korrjes së grurit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por puna e tyre e tyre vështirësohet për shkak të erës së fortë.

Mësohet se shkak i zjarrit janë bërë temperaturat e larta, por edhe përbërja e tokës në këtë zonë, të cilat kanë ndikuar në aktivizimin e vatrave në tokat torfike, duke përfshirë kështu një sipërfaqe të konsiderueshme.